Qëndrimi i Lautaros i pasigurt, Inzaghi kërkon t’i sjellin sulmuesin e Lazios

schedule13:54 - 1 Gusht, 2021

schedule 13:54 - 1 Gusht, 2021

Lautaro Martinez i ka përfunduar pushimet, sot do të bashkohet me Interin në stërvitje, teksa akoma është e turbullt e ardhmja e tij. Kampionët e Italisë e vlerësojnë shumë sulmuesin 23-vjeçar, por do të dorëzoheshin përballë një ofertë të mirë.

Minimalisht nevojiten 70 milion euro që zikaltrit të nisin bisedimet e shitjes së argjentinasit. Arsenali është gati të shpenzojë më shumë për kartonin e tij, por ky klub nuk bën pjesë në preferencat e goleadorit.

AS shkruan se në garë është rikthyer edhe Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës po përgatisin një ofertë për Lautaron, ndërsa Simone Inzaghi nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur.

Trajneri i Interit i ka kërkuar Marottës t’i sjellë në skuadër Joaquin Correa, me të cilin ka punuar te Lazio dhe e vlerëson shumë. Ky i fundit ishte afër kalimit te PSG, por bisedimet janë ndërprerë.

Correa shihet si zëvendësuesi perfekt i Lautaro Martinez. 26-vjeçari argjentinas luan me Lazion prej vitit 2018, aktivizohet sulmuesi i dytë, por luan edhe në krahun e majtë të repartit ofensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!