Analisti Roland Bejko vlerësoi se qëndrimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë ka qenë ekstrem dhe politikisht i gabuar.
Ai shtoi se gjatë ngritjes së Komisionit “Xhafaj” u krijua përshtypja e një kompromisi me Edi Ramën, duke vendosur barriera të mundshme. Bejko theksoi se nëse opozita shpreh sinqerisht mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë, kjo do t’i sillte pikë politike.
“Kemi një qëndrim politik nga kryetari i partisë, Sali Berisha. Qëndrimi i tij ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë ka qenë ekstrem dhe politikisht i gabuar. Në një moment u krijua përshtypja se kishte një lloj kompromisi me Edi Ramën, veçanërisht gjatë ngritjes së Komisionit “Xhafaj”, i cili dukej sikur do të vendoste barriera.
Nëse ky qëndrim ka qenë një lëvizje taktike, atëherë dita kur opozita do të shprehë sinqerisht mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë do t’i sjellë asaj pikë politike.” / abcnews.al /


