Dy qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha përballë DASH, ishte një nga pikat që krijoi diskutime në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Botuesi Fahri Balliu dhe analisti mentor Nazarkon kishin opinione të ndryshme lidhur me qëndrimin e Berishës për raportin e DASH, ku ai e vlerëson raportin me kritika për qeverinë, ndërsa e cilëson vegël në shërbim të Sorosit kur bëhet fjalë për shpalljen non-grata.
Për Balliun në DASH janë shumë duar që punojnë, ku ka nga ata që marrin edhe urdhra nga Soros dhe Blinken.
Ndërkohë për Nazarkon tashmë në Shqipëri shistoria dihet, ku të gjithë bëhen amerikanë kur bëhet fjalë për kundërshtarin, dhe më pas dalin kundër kur preken interesat personale.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A ka dy qëndrime të zotit Berisha në raport me DASH, një ku një herë e vlerëson kur ka kritika për qeverinë, dhe më pas e kundërshton kur bëhet fjalë për të?
Balliu: Zoti Berisha ka informacione dhe jo çdo informacion që del nga DASH nuk ëhstë i një dore. Të gjithë duhet ta dinë se lobimi Blinken-Soros dhe nëpunësit servilë janë njerëzit që po shkaktojnë probleme të mëdha që po shkaktojnë probleme në administratën e SHBA.
Nazarko: Ka dhe probleme të ngjashme si kjo e Berishës?
Xhafo: Nazarko cili është qëndrimi yt për këtë? Këtë dy qëndrimesh besoj e ka dhe Edi Rama?
Nazarko: Kjo më kujton aventurat e Tim Pakut dhe shokëve të tij. Kur Tim Paku shkoi tek xhuxhat u bëri nga një portret të gjithë shokëve të vet, thonin shumë bukur e ke bërë, pastaj kur shkonin tek portreti thonin nuk të ngjan. Pra këta kur shikojnë që kur qëndrimi amerikan prek veten e vet zgjedh ose mos përgjigjen, ose si zoti Berisha përplaset me Amerikën. Ndërkohë zoti Rama nuk zgjedh të përplaset.
/Abcnews.al/