Qendrat shëndetësore verore/ Vlorë, deri në 20 raste në ditë paraqiten për ndihmë dhe informacion

schedule14:24 - 12 Gusht, 2024

schedule 14:24 - 12 Gusht, 2024

Plazhi dhe ekspozimi në diell kanë shtuar alergjitë dhe problemet në lëkurë. Në Vlorë shumë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjekët në qendrat shëndetësore të Vlorës po përballen me fluks të pacientëve. Kjo edhe për shkak të numrit të lartë të pushuesve në këtë qytet. Për probleme me zemrën, bluzat e bardha thonë se disa persona i kanë dërguar në spital.

Për për përballuar fluksin e pacientëve në Qarkun e Vlorës janë hapur 12 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë nisur të funksionojnë prej qershorit dhe do vijojnë deri në fund të shtatorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!