Qendra tregtare Ring feston 4-vjetorin

schedule22:00 - 23 Maj, 2019

schedule 22:00 - 23 Maj, 2019

Në 4-vjetorin e saj, qendra tregtare RING ofron për të gjithë klientët 4 ditë të mbushura me oferta, ulje deri në 70% si dhe mjaft supriza e argëtim në çdo dyqan.

 4 vite Ring Center, 4 ditë oferta, ulje deri në 70% si dhe mjaft surpriza të tjera në çdo dyqan të qendrës tregtare.

Gjatë këtyre 4 viteve Ring është kthyer në qendrën më familjare në Tiranë. Në RING mund të gjeni mbi 70 marka ndërkombëtare dhe larmishmëri shërbimesh për të gjithë familjen.

Kati I katërt I RING ofron ambientin më të madh të argëtimit për fëmijë, pistën e vetme të patinazhit në Shqipëri, kinema 5 dhe 7D, jogurteri dhe fitness.

Ajo që e diferencon RING janë markat ekskluzive në tregun shqiptar si: Lindex, Moa, Piazza Italia, Primadonna, Gioani Gentile etj duke i ofruar klientëve të saj larmishmëri zgjedhjesh.

Në vetëm 4 vite RING është vizituar nga mbi 12 milionë klientë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!