Qendra Sizmologjike Europiane sqarim për tërmetin në Shqipëri: Çfarë do ndodhë me pasgoditjet

schedule11:59 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 11:59 - 4 Dhjetor, 2019

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare bën me dije se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter në 26 nëntor, ka ardhur duke u ulur.

Ndërsa në sqarimin e saj EMSC nuk përjashton mundësinë e një pasgoditjeje të fortë përgjatë javëve dhe muajve në vijim.

Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Tëitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

Tërmeti me madhësi 6.4 i shkallës Rihter mëngjesin e 26 nëntorit shënoi ngjarjen më të rëndë në vend të 40 viteve të fundit. Si pasojë e tërmetit humbën jetën 51 persona, qindra të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra kanë mbetur pa një banesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!