Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qendra për Arbëreshët, 5 vite nga themelimi/ Diana Kastrati: Arbëreshët, fermenti dhe ADN-ja jonë kulturore

schedule22:53 - 26 Nëntor, 2025

schedule 22:53 - 26 Nëntor, 2025

Qendra për Studimet dhe Publikimet për Arbëreshët festoi 5 vjetorin e krijimit të tij, dedikuar arbëreshëve dhe kontributit të tyre në shtetin italian dhe shqipar.

Drejtoresha e qendrës Diana Kastrati e ftuar në programin ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Romë’ tha se arbëreshët janë ADN-ja kulturore dhe një grupim që ka ruajtur trashëgiminë e saj me vend dhe bindje.

“Kjo qendër është krijuar për herë të parë si i vetmi institucion publik me fokus arbëreshët. Ky 5 vjeçar është simbol i një pune me seriozitet dhe përgjegjësi për atë që do bënim. Është një mision kombëtar, kjo përgjegjësi na ka bërë të mblidhemi. Ky Kuvend këtë herë përkon me 5 vjetorin dhe ne donim ta kremtonim dhe është e rëndësishme të kemi një bilanc të punës.”

Më tej, Kastrati tha se arbëreshët nuk janë prezent së tepërmi në vendin amë pasi edhe në nivel perceptimi në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme, mungojnë.

“Arbëreshët janë fermenti, ADN jonë kulturore, një grupim i cili në mënyrë fantastike dhe të pangjashme ka ruajtur trashëgimi me vend dhe bindje që ne jemi diversamente italiane. Në këtë kuadër, në nivel edhe të perceptimit në shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme ku merret edhe formimi i parë, arbëreshët nuk janë prezent.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!