Qëndistarja e trashëgimisë/ Eli Zhulati ndër të vetmet që ruan traditën në Gjirokastër

schedule20:17 - 1 Korrik, 2023

schedule 20:17 - 1 Korrik, 2023

Eshtë ndër të paktat gra që ruan ende traditën. Prej më shumë se 20 vitesh Eli Zhulati nga Gjirokastra qendis kostume popullore duke mbajtur gjallë kulturën e historinë.

Tregon se dashurinë për veshjet e traditës e ka trashëguar nga e ëma e cila cdo vit merrte pjese në festivalet qe zhvilloheshin në qytetin e gurtë.

Më pas nevoja familjare e detyroi që ta kthente në punë dashurinë e pasionin për kostumet popullore.

Për të mos cënuar trashëgiminë e për t`i qëndruar besnike modeleve origjinale ajo studioi gjatë literatura të ndryshme historike.

Në Gjirokastër janë 8 zona etnografike. Nga të gjitha veshjet thotë se ajo e gruas gjirokastrite është më e vështira për t`u realizuar.

Fustanella po ashtu kërkon shumë angazhim. Eli Zhulati tregon edhe diferencën mes fustanellës së Gjirokastrës, asaj të Shkodrës dhe Çamerisë.

Me fitimin që merrr është e kenaqur por thotë se punët e dorës vlerësohen shumë pak krahasuar me mundin e përkushtimin.

Pasionin e saj mbi këtë zanat do të donte ta linte trashëgim te vajzat e reja por me keqardhje thotë se nuk ka interes.

Përvec vendasve kostumet e realizuara nga duart e Eli Zhulatit kërkohen edhe nga të huajt. Janë të shumtë ata që bëjnë porosi në punishten e saj për të pasur me vete një copëz Shqipërie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!