Nga Elidon Berberi
Vjollca Mezini është ndër të paktat gra që punon me grep në qytetin e gurtë. Punët e dorës i trashëgoi nga gjyshja që e mësoi nga murgeshat italiane gjatë luftës së dytë Botërore.
“Që të vegjël na mësonin nënat tek shkallët e shtëpive. Mblidheshim shoqet bashkë dhe qëndisnim.”
Lexo edhe: Hurma e parë migroi nga Jemeni, erdhi në Shqipëri në vitin 1911
Me kalimin e viteve pasionin e ktheu në biznes.
“Pas 1990 Italia dhe Greqia kërkoni punime dore dhe nga nevoja për të jetuar dhe dashuria që kemi për punët e dorës filluam të punonim në masë. Kur hyri Gjirokastra në UNESCO, pashë që në Pazar nuk kishte një dyqan me punime tradicionale dhe kam 17 vjet që kam hapur dyqanin.”
Lexo edhe: Asllan Lika, “Xhepeto” i Krujës, mjeshtri krutan që i jep jetë drurit
Thotë se të huajt vazhdojnë të jenë blerësit më besnikë.
“Edhe deri në Indi kam dërguar perde. Në katin e dytë kemi krijuar një si atelie vijnë turistë i shohin bëjnë dhe foto se jo të gjithë mund ti blejnë.”
Por nuk mungojnë as nënat tradicionale që punët e saj të dorës i blejnë për pajat e vajzave. Ajo tregon se të rejat nuk kanë interes ta mësojnë këtë zanat.
“Gratë që punojnë për dyqanin janë mbi 40 vjec vajzat e reja janë shumë pak që punojnë. Kemi vënë në dispozicion dhe kurse që të mësojnë falas vajzat e reja. Por është e vështirë nuk vjen asnjë vajzë të mësoj falas. Ne po plakemi e nuk e di nëse do ketë vajza të reja që do e mësojnë dhe trashëgojnë.”
Vjollca ndihmon edhe gratë e tjera që qëndisin, bëjnë punime me grep apo kostume popullore. Në dyqanin e saj Vjollca tregton dhe punimet e grave./Abcnews.al/