Të shumta janë profesionet në zhdukje ditët e sotme.
Mëngjesin e sotëm, emisioni “ABC e Mëngjesit” ka trajtuar qendistarinë, duke shkuar në një prej dyqaneve artizanale në kryeqytet.
Dy zonjat qendistare Monda dhe Linda kishin edhe një histori të veçantë njohje, ku njëra ishte pronarja dhe tjetra klientia.
Ato kanë treguar se vajzat i preferojnë shumë dhuratat e qendisura, kryesisht në modë janë ato për bebet e porsalindura.
Gjithashtu, dy zonjat kanë vënë në dukje se kohët e fundit po shtohet dëshira për të mësuar më shumë rreth këtij arti dhe dhuratave të personalizuara.
“Më pëlqejnë shumë që janë vajza të reja që punojnë. Thjesht duan të bëjnë një dhuratë nënave ose shoqeve, mikeshave”, u shpreh Monda./abcnews.al