Qendër e re shëndetësore në Libohovë/ Koçiu: Do t’u shërbejë 4500 banorëve të zonës

schedule15:38 - 21 Janar, 2024

schedule 15:38 - 21 Janar, 2024

Libohova ka tashmë qendrën e re shëndetësore, ku do të marrin shërbimin mjekësor rreth 4500 banorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, theksoi se kjo qendër u vjen në ndihmë të gjithë banorëve për shërbimet që ofrohen që nga kontrolli bazë falas mjekësor si dhe vaksinimi.

“U vjen në ndihmë të gjithë banorëve edhe për shërbimet që ofrohen, edhe për pjesën e kontrollit parësor”.

Sipas ministres në këtë qendër janë aplikuar deri tani rreth 500 doza të vaksinës kundër gripit te grupet e riskuara, ndërsa vijon kryerja e vaksinës kundër HPV për vajzat mbi 13 vjeçe si dhe për gratë e moshës 40-49 vjeçe./abcnews.al