Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Akërni të Vlorës. Dy të rinjtë të moshës 17 dhe 16- vjeç, janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Burime bëjnë me dije për ABC se pas një sherri, njëri prej tyre 17-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër ndërkohë që 16-vjeçari me iniciale D.Ll. ka fshehur armën. Gjithashtu policia ka nisur hetimet për 4 persona të tjerë pasi kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar uniformat blu.
“Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari. Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit. Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”. Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë prane“, njofton policia./mv.abcnews.al