“Qëlluan me armë”, i aksidentuari me motor denoncon në policinë e Vlorës, shoqërohet 1 person

schedule21:10 - 11 Korrik, 2021

schedule 21:10 - 11 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Llakatund të Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se një person ka rënë nga motori teksa udhëtonte si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ai ka deklaruar se dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë ai është rrëzuar nga motori. Deri më tani pas kontrollit të policisë nuk është gjetur asnjë armë zjarri në zonë.

Deri më tani është shoqëruar një person ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!