“Qëlluan babin”, Arben Mërkuri u ekzekutua me breshëri: Çfarë panë dëshmitarët

schedule08:56 - 19 Maj, 2022

schedule 08:56 - 19 Maj, 2022

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Arben Mërkurit mbrëmjen e kaluar në Sukth. Burime nga policia bëjnë me dije për ABC, se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona.

Njëri prej tyre ka zbritur nga makina me armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtin të dyqanit të Arben Mërkurit, shkruan abcnews.al.

Pasi ka lëshuar dy breshëri në drejtim të Mërkurit ai ka hipur sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës.

Sakaq, policia ka sekuestruar kamera sigurie në zonë. Makina rezulton me targa të vjedhura.

Lexo edhe: Miku i ngushtë i Landi Muharremit, çfarë e lidh viktimën në Durrës me prokurorin Ndoji

Në vendin e ngjarjes janë gjendur të paktën 8 -9 persona që janë dëshmitarë okularë. Ata janë pyetur nga policia dhe njëzëri kanë deklaruar se kanë mbeti që është përdorur ishte tip fuoristradë.

Ata janë shprehur para hetuesve se dëgjuan krisma. Një prej tyre ka thënë se djali i mitur i Mërkurit u kërkoi ndihmë për të atin.

Kujtojmë se Mërkuri ishte personazh i njohur për policinë, pasi ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në zonën e Sukthit dhe Gjirit të Lalzit.

Po ashtu, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë. Sakaq, policia ka shoqëruar mbi 12 persona. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!