Në kuadër të operacionit “Quick Response” për ngjarjen e ndodhur dje rreth orës 12:10 në Kombinat, ku dy shtetas u qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin, Policia e Tiranës ka realizuar arrestimin e dy personave dhe ka proceduar penalisht të tjerë.
Për ngjarjen që ndodhi në Kombinat, u arrestuan 2 shtetas, një 28 vjeçar dhe një 30 vjeçar, të dy banues në këtë zonë. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit 4 të tjerë, të cilët ishin të përfshirë në një konflikt fizik para ngjarjes.
Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se pas një konflikti fizik, 28 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, ndërsa i arrestuari tjetër ka drejtuar automjetin nga ku ka qëlluar po ashtu me armë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve të saj.
/ abcnews.al /

