Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kretë, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.
Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar autorin e dyshuar pasditen e së hënës. Ai ka thënë në polici se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë.
Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua nga policia./abcnews.al