Policia e Fierit është në kërkim të dy personave me iniciale H.M dhe K.M. , të cilët dyshohet se një ditë më parë qëlluan në drejtim të oficerëve të policisë.
Sipas njoftimit të Policisë dje rreth orës 17:45 në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave u njoftuan për të shtëna me armë zjarri.
Kur punonjësit e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, ata identifikuan 2 persona, të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.
Autoritetet u vunë në ndjekje tyre dhe gjatë kësaj kohe, këta të fundit qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë. Autorët mundën të largohen, ndërsa në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja. H.M dhe K.M.
Njoftimi i Policisë në Fier
Në datën 20.03.2018, rreth orës 17:45, jemi njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.
Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.
Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre./abcnews.al