Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së enjtes në zonën e Kalkidës në Greqi, ku një 88 vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij 84 vjeçare.
Policia e gjeti 84-vjeçaren e pajetë në një kolltuk në shtëpinë e tyre. Siç raportojnë mediat vendase, i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes.
“Nuk kam kaluar mirë me të.”, mësohet të ketë thënë 88 vjeçari./abcnews.al