Një gjykatë amerikane ka dënuar me 50 vite burg një adoleshent, i cili qëlloi për vdekje një 5 vjeçare. 16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat me armë në vitin 2022. Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin.
Ai u arrestua tre ditë më vonë.
Ndihmës prokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për të ndryshuar sjelljen e tij delikuente ka dështuar.
Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare prillin e kaluar. Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.
5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur i ka kaluar dhe ka qëlluar drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull.
Ney u arrestua i armatosur, tre ditë pasi ai u arratis duke u hedhur nga një gardh nga Qendra e Drejtësisë për të Mitur të Qarkut Tulsa. Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë.
Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj. Halla e tij tha se ai ishte lënë pas dore gjatë gjithë jetës së tij, por gjykatës iu tha se sjellja e Ney ishte përkeqësuar kur ai jetonte me tezen dhe gjyshen e tij.
Një fqinj ka dëshmuar se ka shkaktuar kaos në lagje, ka mbajtur armë dhe thika dhe shpesh herë ka kërcënuar fqinjët me to. Ney u dënua me 50 vjet burg pasi u deklarua fajtor për 12 akuza që përfshinin armë zjarri, drogë, banda, vjedhje dhe sulm.
/abcnews.al