Qëlloi me thikë për vdekje komshiun, arrestohet 37-vjeçari nëTiranë

schedule10:40 - 8 Maj, 2022

schedule 10:40 - 8 Maj, 2022

Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i cili akuzohet se në gjendje të dehur vrau ilir Kapon ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një sherri mes 2 fqinjëve në ambientet e një lokali.

Sipas burimeve të Abc, 37-vjeçari ishte duke konsumuar alkool  në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Lexo edhe: “Mos të të shoh këtu”, si ndodhi vrasja në Tiranë, droga dhe alkooli “përplasi” fqinjët në lokal (FOTO)

Mes tyre nisi fillimisht një sherr verbal i cili përfundoi me përdorimin e thikës.

Në momentin e krimit, Dhimitri  dyshohet të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi njihet si përdorues. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15 pranë shkollës Hary Fultz në kryeqytet./abcnews.al/