Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Tushemisht.
Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë ndaluar 34- vjeçarin, e identifikuar si Mariglen Topuzi, i dënuar më herët për shkatërrim prone me armë zjarri.
Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, I. B., 52 vjeç, M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku u qëllua me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.
Lexo edhe: Të shtënat me armë zjarri “zgjojnë” Tushemishtin, plumbat mesazh për pronarin e hotelit
Mariglen Topuzi