Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri pranë banesë së një tjetër personi.
Uniformat blu bëjnë me dije se autori është identifikuar pas ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Qëlloi me armë zjarri, në afërsi të banesës së një 34-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së 34 vjeçari, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, 56 vjeçari, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/