Qëlloi me armë zjarri në ajër, pranga 36-vjeçarit në Cërrik. Çfarë iu gjet në banesë

schedule09:41 - 9 Tetor, 2024

schedule 09:41 - 9 Tetor, 2024

Një 36-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, në fshatin Liçaj.

Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.

Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në kopsht, armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në ambientet e tjera të banesës kanë gjetur një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 thikë./abcnews.al