Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi me armë në ambientet e një lokali, arrestohet autori

schedule08:14 - 27 Korrik, 2020

schedule 08:14 - 27 Korrik, 2020

Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen “10 korriku”gjatë pasdites së të dielës. Sipas policisë shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar më armë.

 “Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti”, sqaron policia.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, shoqërohet autori nën efektin e pijeve alkoolike

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Vlorë/informacion

Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e një lokali, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 36-vjeçari.

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!