Policia ka ndaluar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
31-vjeçari K.V u ndalua falë bashkëpunimit të policive në Berat dhe Tiranë. I riu, një javë më parë ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika”.
Për të Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./ABC News Albania