Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shijak, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në Maminas. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, A. D., 27 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues A. D., 38 vjeç.
Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Policia rrethoi zonën duke arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa në kërkim është B. D. 28 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, që akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se vijon krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se i riu ka qëlluar në drejtim të mjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ db/ Abcnews.al