Qëlloi me armë drejt furrës së bukës pas sherrit, kush është autori dhe djali i pronarit (EMRAT)

schedule21:04 - 22 Mars, 2022

schedule 21:04 - 22 Mars, 2022

Sadet Sala është djali i pronarit të furrës së bukës drejt së cilës është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Lexo edhe: Të shtënat në Shkodër, autori qëlloi nga një makinë në lëvizje drejt furrës së bukës

Abc mëson se autori i dyshuar është identifikuar si Armando Ndreu 32 vjeç. Sipas policisë një konflikt për motive të dobëta mes Salës dhe 32 vjeçarit është bërë shkak për të shtënat drejt furrës së bukës në Shkodër. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, thotë policia.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al