Qëlloi kineasten, babai i saj hedh akuza: Alec Baldwin është përgjegjës për vrasjen e vajzës time

schedule07:43 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 07:43 - 21 Dhjetor, 2021

Babai i Halyna Hutchins ka hedhur akuza ndaj aktorit Alec Baldwin se është pjesërisht përgjegjës për vrasjen e vajzës së tij. Anatoly Androsovych thotë se nuk arrin ta kuptojë pretendimin e aktorit se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.

“Nuk mund ta kuptoj sjelljen e Alec. Pse e qëlloi gjatë përgatitjeve? Revolveri është lloj arme që nuk qëllon përpara se të shtypet këmbëza dhe Alek është pjesërisht fajtor për shkaktimin e asaj goditjeje.”, tha ai për The Sun.

Anatoli tha se nuk ishte i sigurt nëse nipi i tij Andros, nëntë vjeç, të cilin Halyna kishte me bashkëshortin e tij avokat amerikan, Matthew, do të 'shërohet plotësisht'

“Është e qartë për mua që Baldwin qëlloi nga dora e tij, është e vështirë për mua të kuptoj se si ai nuk mund të konsiderohet pjesërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës sime.”, shtoi ai. Ky reagim vjen pasi Baldwin dha qëndrimin e tij për të shtënat në rrjetin televiziv Abc News.

Babai i kinematografes tragjike Halyna Hutchins akuzoi Alec Baldwin se ishte të paktën 'pjesërisht përgjegjës' për vdekjen e vajzës së tij.

“Dikush vendosi një plumb të vërtetë në një armë. Një plumb i vërtetë që as që duhej të ishte në pronë. Dikush është përgjegjës për atë që ndodhi, dhe unë nuk mund të them se kush është ai, por e di që nuk jam unë.“, u shpreh mes të tjerash aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!