Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri gruan e tij dhe më pas vrau veten.
Mediet italiane bëjnë me dije se Lamia Elmari, 18-vjeçarja marokene, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën.
Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.
Lexo edhe: Tragjedi në Itali, shqiptari qëllon me armë zjarri të dashurën 18-vjeçare, më pas veten
Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen. Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.
Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë.
Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur./Abcnews.al/