Qëlloi gabimisht adoleshentin, 84-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

schedule11:56 - 18 Prill, 2023

schedule 11:56 - 18 Prill, 2023

Një adoleshent që ngatërroi adresën dhe i ra ziles së gabuar u qëllua në kokë nga një burrë 84-vjeçar, i cili mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

16-vjeçari Ralph Paul Earl ishte rrugës për të marrë vëllezërit e motrat e tij nga shtëpia e një shoku, por shkoi në adresën e gabuar,  duke u qëlluar nga një i moshuar.

Andrew Lester, 84 vjeç, pronari i shtëpisë në Kansas City, i cili dyshohet se qëlloi në kokë adoleshentin me ngjyrë, u akuzua të hënën për dy krime pasi prokurorët thanë se ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Lester u akuzua për sulm të shkallës së parë dhe veprim të armatosur kriminal në vrasjen e 16-vjeçarit Ralph, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Clay. Lester e qëlloi të riun dy here, një herë në kokë dhe një herë në krah  pasi adoleshenti ngatërroi adresën.

Ai mund të dënohet nga 10 deri në 30 vjet burg ose burgim të përjetshëm, thanë prokurorët. Lester, i cili është i bardhë, nuk shkëmbeu asnjë fjalë me adoleshentin përpara se ai dyshohet se e qëlloi atë përmes një dere xhami.

Ralph, 16 vjeç, doli nga spitali të dielën dhe ndodhet në shtëpi, tha avokati i tij për CNN.

“Ai është i ri dhe i fortë dhe një luftëtar por është vetëm fillimi,” tha avokati. “Gjëja e rëndësishme është që mjekët thanë se gjendja e tij është e qëndrueshme sa për të shkuar në shtëpi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!