Qëlloi administratorin e shkollës private, autori: Kam ngatërruar person

schedule11:59 - 11 Prill, 2022

schedule 11:59 - 11 Prill, 2022

Prokuroria e Tiranës kërkon lënien në burg të Skerdi Tasi, 31-vjecarit të arrestuar si autori i dyshuar i të shtënave në drejtim të makinës së Lulzim Mashës, pronarit të një shkolle private.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, Tasi pretendon se nuk e njeh Mashën dhe gjithçka ka qenë gabimisht.

I riu pretendon se i është dukur sikur në atë makinë po udhëtonte një person tjetër me të cilin ai ka pasur konflikt më parë. Pasi ka parë që nuk ishte ai shtetas, më pas është larguar në këmbë dhe ka fshehur armën në xhup.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!