Boksieri gjerman Ibrahim Ayada u qëllua në qafë në Berlin dhe ndodhet në gjenje kritike për jetën.
Ayada po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa dy persona qëlluan në dretim të makinës disa herë dhe një nga plumbat e kishte qëlluar atë në qafë, raporton “Bild”.
Sulmuesit u larguan dhe Ayada iu dha ndihma e parë nga punonjësit e hotelit që ndodhet përballë vendit ku jeton. Menjëherë në vendngjarje ka dalë edhe policia, e cila ka koinstatuar se agresorët kishin gjuajtur tre fishekë. Ayada u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacion urgjent, por mbetet në gjendje kritike.
Supozohet se kjo ka qenë një përballje mafioze sepse boksieri shpesh shoqërohej me një nga bandat kryesore të Berlinit./ h.ll/abcnews.al