Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Qëllohet me thikë 18-vjeçari në Kurbin, dërgohet me urgjencë te Trauma

schedule18:53 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:53 - 6 Shkurt, 2021

Një 18-vjeçar i identifikuar si Klajdi Gjergji është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në rrugën e fshatit Sanxhak. Sipas policisë ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai është qëlluar me thikë në gjoks dhe brinjë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.

“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!