Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qëllohet me armë një shqiptar në Greqi, autorët marrin peng taksistin, harrojnë pistoletën

schedule21:00 - 26 Shkurt, 2021

schedule 21:00 - 26 Shkurt, 2021

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki. Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë. Ai ka një plagë në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.



Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!