Qëllohet me armë makina e vëllezërve, në kërkim autori

schedule13:17 - 19 Mars, 2018

schedule 13:17 - 19 Mars, 2018

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën e “Pazarit”, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti.
Në automjet udhëtonin dy vëllezër, E.M dhe E.M, të cilët nuk janë dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20, ndërkohë policia identifikoi autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është Elidon Tançi, 19 vjeç, i proceduar nga policia veprën penale “Dëmtime me dashje”.
19 vjeçari është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./abcnews.al