Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qëllohet me armë helikopteri që po udhëtonte presidenti kolumbian

schedule07:35 - 26 Qershor, 2021

schedule 07:35 - 26 Qershor, 2021

Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë është qëlluar me armë pranë kufirit me Venezuelën.

Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.

Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident, raporton BBC, përcjell abcnews.al.



Duque denoncoi duke e quajtur ”frikacak” dhe tha se ai nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai një video të postuar në Twitter. Forcat e sigurisë janë nën urdhra për të gjetur përgjegjësit, shtoi ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!