Qëllimi i krijimit të Bankës Botërore: Ndihmë vendeve europiane të shkatërruara nga lufta

schedule13:32 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:32 - 6 Tetor, 2020

Banka Botërore u krijua në 1944 në Konferencën e Bretton Woods, New Hampshire. Qëllimi kryesor i Bankës Botërore ishte të ndihmonte në  rindërtimin e vendeve europiane të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore, raporton worldbank.org

Kredia e saj e parë iu dha Francës në 1947 për rindërtimin vendit pas luftës.

Banka e zhvendosi më pas vëmendjen  në nevojat e anëtarëve të saj në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. Në vitet 1950 dhe 60, financimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës, të tilla si digat, energjia elektrike, sistemet e ujitjes dhe rrugët ishte fokusi kryesor i Bankës, transmetona abcnews.al

Asistenca teknike e Bankës, e cila u siguroi vendeve trajnime të nevojshme për të përdorur huatë  në mënyrë efektive, u kërkua gjithnjë e më shumë nga vendet e tjera anëtare.

Në vitet 1970, Banka e zhvendosi vëmendjen e saj në çrrënjosjen e varfërisë. Projektet në lidhje me prodhimin e ushqimit, zhvillimin rural dhe urban, popullsinë, shëndetin dhe ushqimin u krijuan për të ndihmuar të varfërit. Gjithashtu Banka  ndihmoi në identifikimin dhe inkurajimin e politikave, strategjive dhe institucioneve që ndihmuan vendet të çrrënjosnin varfërinë, transmeton abcnews.al

Në vitet 1980, Banka vazhdoi të zgjeronte fokusin e saj në çështjet e zhvillimit shoqëror duke përfshirë arsimin, trashëgiminë kulturore dhe qeverisjen e mirë të vendit. Si rezultat, stafi i Bankës, i cili fillimisht përbëhej nga inxhinierë, ekonomistë dhe analistë, nga fillimi i viteve 1980, përfshiu  ekspertë të tjerë si ekonomistë, ekspertë të politikave publike, dhe shkencëtarë.

Gjatë kësaj periudhe, Banka gjithashtu u përball me rritje të sfidave: në fillim të dekadës, Banka u përball me çështjet makroekonomike dhe borxhet.

Shoqëria civile, akuzoi Bankën se nuk po respektonte politikat e saj në disa projekte të profilit të lartë. Në përgjigje, zyrtarët e Bankës hetuan çështjen duke iu përgjigjur pretendimeve të bëra kundër saj. Përpjekjet  për të përmirësuar shërbimin, transparencën dhe dëshirat  e klientit janë ende në vazhdim.

Për rreth 70 vite, Banka Botërore ka qenë lider në fushën e zhvillimit ndërkombëtar dhe uljen e varfërisë. Por gjithashtu ka pasur edhe mbështetjen e  qeverive, institucioneve dhe organizatave të tjera që ndajnë të njëjtat qëllime. Si rezultat, historia e Bankës Botërore është historia e ndryshimit, rritjes dhe ripërtëritjes. Burimet e siguruara nga Arkivat e Bankës Botërore kanë iluminiuar studimin e këtij evolucioni. s.ba/abcnews.al