Chelsea vazhdon të investojë shumë në nënshkrimin e lojtarëve.
Blutë së fundmi iu bashkuan Moises Caicedo, i cili shiti mbi 100 milion paund nga Brighton, duke vendosur një rekord transferimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu, sipas Transfermarkt, që nga fillimi i verës së kaluar, Chelsea ka shpenzuar tashmë 934 milionë euro për të sapoardhurit, më shumë se çdo klub në botë, si dhe më shumë se të gjithë ekipet e La Ligës së bashku, të cilët kanë paguar gjithsej 894 milionë euro.
Në vendin e dytë në renditjen e klubeve ndodhet Manchester United (435 milionë euro), në vendin e tretë Arsenali (427 milionë euro). /G.D abcnews.al/