Që nga masakara e Las Vegas në SHBA 800 persona janë vrarë me armë zjarri

schedule11:59 - 26 Tetor, 2017

schedule 11:59 - 26 Tetor, 2017

Brenda vitit 2017 janë 12600 personat që kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtij bilanci nuk i janë shtuar vetëvrasjet me armë zjarri të cilat janë më shumë se 22 mijë As masakra më e rëndë me armë zjarri nuk ka arritur të ndalojë gjakderdhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PAs masakrës në Las vegas në 1 tetor të këtij viti ku humbën jetën 58 persona, 800 të tjerë kanë mbetur të vrarë si pasojë e armëve të zjarrit. Bilanci tragjik është publikuar nga Arkivi për Dhunën nga Armët, një shoqatë jo fitimrpurëse që regjistron cdo incident me armë zjarri. Mes viktimave rezultojnë dhe 14 fëmijë. Viktima më e vogël është një fëmijë vetëm 2 muajshe e cila u vra aksidentalisht ndërsa babai i saj luante me pistoletë. Numri total i personave që janë qëlluar me armë zjarri që nga 1 tetori përfshirë dhe ata që kanë mbetur të plagosur, është 2.600. Gjithnjë sipas kësaj shoqate që nga fillimi i 2017-ës numri i viktimave ka arritur në 12.600, ndërsa vrasjet në masë, me më shumë se katër vitkima janë 293. Në këto statistika nuk janë përfshirë vetëvrasjet me armë zjarri, të cilat brenda një viit janë më shumë se 22 mijë.