Regjisori i filmit të animuar dhe piktori, Artan Maku është personazhi i radhës në emisionin “Pas Mesnate”. Ai ka folur ndër të tjera për talentin në pikturë, duke treguar se ia ka zbuluar Sali Shijaku.
“Piktura për mua ishte rastësi. Unë isha në shkollë duke studiuar te Politeknikumi, dega hidro. Profesor Fatosi më shikon se çfarë po bëja, ishte rastësi, unë po vizatoja. Pra, mendoje ti, unë vit të dytë shkollë teknike, bëja vizatime dhe më bërtet: ‘Mos të shoh më që vizaton’.
Mamaja ime kishte shoqëri me gruan e Sali Shijakut dhe i tha kam çunin që pikturon dhe i thuaj Saliut ta shohi çik si duket”.
Sa i përket regjisë, Maku u shpreh: “Kam parë dhe filma që i vogël te kinema ‘Ali Demi’, kinema verore dhe i shërbenim atyre për të pastruar letrat dhe na merrte ai dhe na fuste në kinema. Shikoja dhe filma të ndaluara. Isha 6 vjeç kur shikoja filmat. Teknikisht nuk më bënte diçka përshtypje. Kam parë filma të animuar rus dhe vetëm kur erdha në Kinostudio i pash”/abcnews.al