Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qazim Laçi shënon në Çeki/ Mesfushori kuqezi shpëton skuadrën e tij nga humbja

schedule16:10 - 25 Maj, 2025

schedule 16:10 - 25 Maj, 2025

Qazim Laçi shënoi një gol shumë të bukur në Çeki, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e barazimit 1-1 që Sparta e Pragës arriti në fushën e rivalit, Olomouc.

Ishte një realizim shumë I bukur për Laçin, që këtë sezon në kampionat ka tre gola dhe katër asiste. Gjithsesi, vitin e ardhshëm shqiptari nuk do të mundë të luajë në kupat e Europës.

Skuadra e tij, Sparta e përfundoi kampionatin çek në vendin e pestë, ndërsa pak ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Çekisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!