Qato takon sipërmarrësit

schedule14:31 - 22 Shtator, 2017

schedule 14:31 - 22 Shtator, 2017

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, mori pjesë në një mëngjes pune me përfaqësues të 24 shoqata biznesi të Shqipërisë. Ajo garantoi të pranishmit se dëshironte të punonte bashkë me sipërmarrësit për të qenë promotorë të transparencës dhe kushteve të barabarta. Ministrja Qato foli gjithashtu edhe për fuqizimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm për biznesin, ku sipërmarrësit të ndjehen të sigurt e të barabartë, është një nga prioritetet e punës së ministres së Shtetit, Sonila Qato.
Qato ishte e ftuar në një mëngjes pune me temë “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”, ku vuri teksin te mekanizmat e komunikimit dhe bashkërendimit mes Qeverisë dhe biznesit.
Ky takim u organizua nga BiznesAblania dhe kishte si synim që përmes diskutimeve, të hartohen propozime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=06NF4XzPjdE