Një 39-vjeçar u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethi”.
Shtetasi Setbi Paci u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, ku pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj.
Armën e zjarrit, 39-vjeçari e zotëronte pa leje.
“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas|, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.