Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Forcat “Shqiponja” e ndaluan të riun në rrugën “Sali Butka”, dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Sipas policisë, 33 vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit./abcnews.al