Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia kishte informacion se çfarë fshihte, kapet “gafil” laçiani

schedule09:33 - 5 Qershor, 2020

schedule 09:33 - 5 Qershor, 2020

Një 35-vjeçar në Kurbin është vënë në pranga pasi mbante armë pa leje. Policia njofton se është A. T., banues në Laç është arrestuar në flagrancë.

Vënia e tij në pranga u bë e mundur pasi policia kishte marrë informacione se një qytetarë qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Pas kontrollit të bërë në automjet 35-vjeçarit i është sekuestruar një pistoletë, me krëhër dhe 9 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Kurbin

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. T., 35 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet. Shërbimet e Policisë, në qytet Laç, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. T. dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!