Dy persona në Tiranë janë vënë në pranga, për armëmbajtje pa leje, posedim të municionit luftarak si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.
Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” kanë arrestuar 30-vjeçarin Klaodor Hakaj, pasi gjatë kontrollit të mjetit në të cilin ai ishte pasagjer iu gjet në çantën e dorës një armë pistoletë dhe fishekë luftarakë.
Po ashtu, u arrestua edhe 24-vjeçari Skerdi Sina., drejtuesi i mjetit tip “Audi” pasi gjatë kontrollit të banesës Sinës., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë. s.b/abcnews.al/