Numri i rasteve me koronavirus është rritur në çdo rajon të Anglisë. Sipas shifrave të reja, rritja më e lartë është regjistruar në Perëndim.
Raporti i fundit i mbikëqyrjes javore nga Shëndeti Publik Angli (PHE), botuar të enjten, tregon se normat në Anglinë veri-perëndimore u rritën në 149,6 raste për 100,000 banorë në shtatë ditët deri në 6 qershor.
Këto janë shifrat më e larta për rajonin që nga java që përfundon me 21 shkurt dhe po ashtu më të lartat për çdo rajon në Angli.
Shifrat e fundit publikohen në një kohë kur Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha para deputetëve se varianti Delta i identifikuar për herë të parë në Indi tashmë përbën 91% të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe. s.b/abcnews.al/