Në lidhje me fenomenin e qarkullimit të dosjeve në mediave, kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho u shpreh së do të ketë hetim penal për nxjerrje sekreti.
“Kjo situatë që ndodh është, nuk po them në 100% të rasteve po në 99 % të rasteve ndodh kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre.
Atëherë ndodh kjo rrjedhje e materialeve në media, që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet, por ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor.
Problematike janë rastet kur ka rrjedhje të të dhënave që akti është sektret hetimor, dhe nuk e di askush përvec grupit të hetimit. Dhe këtu nuk ka nevojë për strategji, nëse kjo ndodh ka vepër penale, fillojnë hetimet” tha ai.

