Qardaku shpëton Shpresat, paqe brenda familjes

schedule18:43 - 11 Tetor, 2019

schedule 18:43 - 11 Tetor, 2019

Një përballje brenda familjes kuqezi, që është mbyllur në barazim 1-1. Shqipëria U21 dhe ajo U19 zbritën në fushë ditën e sotme dhe u përballën mes tyre. Shpresat kuqezi kanë një ndeshje të rëndësishme të martën, kundër Kosovës.

Trajneri Alban Bushi ka pasur mundësin të shohë gjendjen e skuadrës së tij, që e pa vetën në disavantazh. Sulmuesi Brijan Ibrahimi shënoi një gol të bukur kur kishin kaluar rreth gjysmë ore lojë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede.

Në të dytën Shqipëria U21 vendosi baraspeshën me anë të sulmuesit Eridon Qardaku, i cili realizoi në të 73’. Shkodrani është ftuar për herë të parë nga Bushi dhe e nisi mbarë, duke shënuar.  Me rezultatin 1-1 përfundoi i gjithë takimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!