Qardaku nuk pyet për koronavirusin, krahason veten më një luan

schedule15:55 - 3 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 3 Qershor, 2020

Eridon Qardaku ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe tashmë ndodhet në Shkodër, pranë familjes së tij. Sulmuesi i Bylisit është izoluar dhe pret të bëjë edhe testin e dytë, me bindjen se në të parin rezultati ka qenë i gabuar.

Qardaku ndërkohë ka nisur edhe stërvitjen në shtëpi dhe ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook”. Ai shfaqet duke bërë ushtrime të ndryshme, sigurisht ato që mund të bëhen brenda një hapësire të vogël.

Veç kësaj, Qardaku ka edhe një mesazh: “Luanët nuk mund ta krahasojnë veten me humanët.  Nga stërvitja e sotme”. Kjo është ajo që shkodrani shkruan, duke dashur të tregojë se është mirë me shëndet dhe mezi pret të bëhet gati për lojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!